19 Korrik, 2024

Eksperti mbretëror: Meghan Markle është “agjente helmi”, e papenduar në urrjetjen e saj


Eksperti mbretëror Tom Bower e ka etiketuar Meghan Markle si “një agjente helmi” dhe “të papenduar në urrejtjen e saj”.

meghan

Gjatë një interviste, Bower nuk u përmbajt në kritikat e tij të ashpra ndaj Dukeshës së Sussex.

Komentet e Bower u përqëndruan rreth “aftësisë së tMeghan për të shkatërruar marrëdhëniet për përfitime të saj”.

“Meghan është një agjente helmi, është në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet dhe kur i kultivon ato është gjithmonë për të mirën e saj, qëllimin e saj”, u shpreh ai.

Sipas Bower, Meghan-it i mungon bujaria e shpirtit dhe ka shkaktuar trishtim të madh duke ndarë Princin Harry nga familja e tij, si dhe duke u larguar nga babai dhe gjysmë motra e saj.

Bower e komentoi: “Është me të vërtetë një nga trishtimet e mëdha të kësaj sage, që Meghan ka shkatërruar marrëdhëniet mes Harry-t dhe familjes së tij, ashtu siç ka shkatërruar marrëdhënien, jo vetëm me babanë e saj, por edhe me gjysmë motrën e saj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al