17 Shkurt, 2018

Elvana Gjata tregon të vërtetën: Unë nuk kam jetuar asnjëherë në Amerikë


Ka kaluar më shumë se një vit që kur mediat shqiptare zienin nga lajmi se këngëtarja Elvana Gjata kishte braktisur Shqipërinë për t’u zhvendosur në Amerikë, ku po niste një karrierë muzikore ndërkombëtare me disa prej emrave më prestigjiozë të muzikës, si producenti Poo Bear.

Por, e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Gjata i habiti të gjithë duke u shprehur se në fakt nuk jetonte në SHBA. “Unë nuk jetoj dhe nuk kam jetuar asnjëherë në Amerikë. Unë kam ndenjur disa kohë, siç kam ndenjur edhe në Gjermani dhe në Spanjë. Unë qëndroj aty ku kam projektin”, u shpreh këngëtarja.

Por e pyetur me humor nga moderatori Ermal Mamaqi se ku e kishte lavatriçen, Gjata u përgjigj se e kishte në Tiranë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al