Këngëtarja Enca Haxhia zgjodhi që këtë vit ta festonte ditëlindjen në Dubai. Ajo po vazhdon të shijojë rrezet e diellit, pasi ende nuk është kthyer nga pushimet.
Ditën e djeshme, Haxhia organizoi një super festë në jaht. Ajo publikoi foto e video për ndjekësit e saj në Instagram, në të cilat shfaqej e veshur me bikini të kuqe dhe me një kimono, që i tregonin linjat trupore të kolme. Këngëtarja nuk u kursye me pozat provokuese e për më tepër publikoi edhe një video në të cilën shfaqej duke bërë twerk.
Me të pasmet në plan të parë, Enca shihet duke shijuar muzikën dhe shoqërinë e të pranishmëve në jaht. Ndonëse kishte kimono të veshur, tangat e kuqe dalloheshin lehtësisht.
Enca ka treguar se nuk është në një lidhje dashurie dhe se po e shijon jetën në maksimum edhe si beqare. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu projekte të reja muzikore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al