19 Nëntor, 2017

Era Istrefi i intrigon fansat me një konkurs shumë të veçantë


Këngëtarja e hiteve ndërkombëtare, Era Istrefi, tashmë ka marrë gjithçka që një këngëtare mund të ëndërrojë, në një kohë mjaft të shkurtër dhe në një moshë shumë të re. E pa dyshim që numri i saj i fansave është shumë i madh. Madje ajo pothuajse çdo ditë merr dhurata të shumta nga fansat e saj e që ndonjëherë i ndodh të mos i shohë të gjitha. Së fundmi, Era përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar të gjithë fansat e saj se së shpejti do të krijojë një “Fan Art”, ku do të mund të shohë pastaj të gjitha postimet që i dërgojnë fansat e saj.

“Çkemi djema! Më pëlqen arti juaj, por ndonjëherë unë nuk mund t’i shoh të gjitha! Pra, unë dua të krijoj ‘FanArt’ të premten. Çdo të premte unë do të postoj të gjitha ArtFan-et që ju djema më ngarkoni me hashtag #fanartera. Unë do t’i postoj ato në Instagram Stories tim, Facebook Stories dhe Twitter. Mezi pres të shoh gjithçka që ju të gjithë krijoni! Love Era x”, ka shkruar Era. Pak ditë më parë, është mësuar se Era tashmë ka nisur një jetë të re edhe në aspektin privat. Ajo nuk do të jetë më me të dashurin, të cilin e kishte edhe menaxher, Faton Shoshi./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al