16 Shtator, 2017

Fakte interesante se përse duhet të bëni sa më shpesh pushime


Pushimet janë padyshim një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë, sidomos kur ke një jetë plot angazhime dhe shpeshherë bie në rutinën e përditshmërisë. Udhëtimet janë një çlirim emocional, një relaks fizik, por jo vetëm kaq. Ato kanë një kontribut shumë të madh për mendjen e njeriut, pasi bëjnë të mundur që të shkrihen kufijtë dhe të gjeni një harmoni, fizike, emocionale dhe mendore.

Sidoqoftë, për të kuptuar më mirë se sa i rëndësishëm është pushimi dhe pushimet, shkenca dhe shumë aventuristë kanë disa gjëra për t’ju treguar. Ja tre fakte shkencore për këtë:

 

Fiziologjikisht, udhëtimi është dhuratë për trupin

Së pari, një studim i viteve më parë ka zbuluar se akti i thjesht i të planifikuarit të një udhëtimi i ka bërë njerëzit më shumë të lumtur sesa rikthimi nga udhëtimi, transmeton Telegrafi.

 

Pas kësaj, është shëndeti i zemrës. Disa hulumtues kanë treguar se njerëzit që udhëtojnë rregullisht kanë më pak mundësi të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në zemër.Gjithashtu, udhëtimet e përmirësojnë shtypjen e lartë të gjakut dhe sistemin e imunitetit.

Keni ndjesi të veçantë

 

Rikthimi nga një udhëtim i gjatë ju bën të ndjeheni sikurse keni rënë në dashuri. Vendlindja që dikur dukej “normale” tani ka kuptim më të madh, ngjyra të tjera dhe me shumë mundësi. Kjo ndodh për shkak se eksplorimi i vendeve të reja e rrit nivelin e dopaminës, njëlloj si kur e gjeni fatin e jetës.

 

Gjeneroni ide, projekte dhe qëllime të reja

 

Ndryshimet e trurit që i përjetoni gjatë udhëtimit, bëjnë që të bëheni më të mirë në zgjidhjen e problemeve të përditshme në punë, e gjithashtu mund të jenë shkaktar i kreativitetit tuaj për vitet e ardhshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al