Stilistja legjendare e modës Vera Wang, e njohur më së shumti për fustanet e saj mahnitëse të nusërisë që adhurohen nga yjet kudo, festoi ditëlindjen e saj të 74-të më 27 qershor dhe mosha për të duket se vazhdon të mbetet thjesht një numër pasi pamja e saj ka mbetur ende shumë rinore.
Në një intervistë të fundit me People , ajo ndau disa këshilla dhe truke që e ndihmojnë të mbetet e bukur dhe e freskët. Dhe me të vërtetë nuk është asgjë e vështirë, është diçka që të gjithë mund ta bëjnë. Megjithatë, Wang është shprehur dhe më parë se ajo kurrë nuk ka qenë e fiksuar me plakjen.
Megjithatë, stilistja ka thënë se nuk e kupton aspak magjepsjen e të gjithëve me pamjen e saj rinore. Për të, mënyra se si ajo plaket nuk është pika kryesore.
“Jam shumë e kënaqur që njerëzit mendojnë se e kam ruajtur veten nga plakja, por ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Unë pi vodka, fle 9 orë, shmang diellin. Por më pëlqen të punoj”, është shprehur Wang për revistën ‘Elle’.
“Duhet të jem e sinqertë, mikeshat e mia aziatike janë diku nga mosha 50 deri në 75 vjeç dhe të gjitha duken mjaft të mahnitshme. Për shumë prej tyre, nuk mendoj se janë ilaçe magjike. Unë kurrë nuk kam qenë e fiksuar me plakjen”, tha stilistja për Elle, duke theksuar faktin se është thelbësore të flini mjaftueshëm.
“Mendoj se gjumi është rikuperues dhe qetësues. Mendoj se është kaq e rëndësishme. Unë përpiqem të bëj më të mirën për të ecur me ritmin e vetes, por me mediat sociale dhe mënyrën se si bota ka ndryshuar, thjesht ka kaluar trurin e njeriut dhe gjithçka me të cilën mund të përballemi.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al