8 Mars, 2022

Finem sulmon Don Xhonin në rrjetet sociale dhe më pas shfaqet krah Noizyt


Duket se rivaliteti në hip-hopin shqiptar ka një dyshe të re, pasi Stresi dhe Noizy bënë “paqe”. E kemi fjalën për ata që po mendoni edhe ju Don Xhon-Finem. ‘Konflikti’ mes tyre duket se është hapur sërish dhe ka qenë Finemi ai që ka thumbuar në rrjetet sociale.

Finemi ka publikuar në Instastory një pjesë nga kënga e re që duket se është një diss për reperin nga Kosova. Më pas ai realizoi një video live në Instagram ku thotë:

“Mirë që hanë drru por unë nuk e di pse dalin bëjnë si njisha prapë. Nuk kam dashur të hyjë dhe të bëj si njish me video por këta që bëjnë si gangstera dijeni se…”

 

Më pas ai ka takuar edhe Noizyn duke publikuar një foto krah tij. Nuk dihet nëse ofendimet e fundit ndaj Don Xhon dhe fotoja me Noizyn kanë ndonjë lidhje por fansat po aludojnë se mbase ata mund të sjellin ndonjë bashkëpunim dhe t’i bëjnë diss Don Xhonit.

Prej gati dy vitesh, hip-hopit shqiptar i janë shtuar dy rivalë të rinj që ndezin shpesh rrjetin me sulmet kundër njëri-tjetrit ndonëse mes tyre nuk ka ndodhur asgjë konkrete e serioze për të nxitur një përplasje të tillë. Don Xhoni dhe Finem hera-herës thumbohen, i bëjnë diss njëri-tjetrit edhe shahen në rrjetet sociale e pas komenteve, gjërat shuhen e rindizen nga hiçi sërish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al