18 Tetor, 2017

Floriana Garo reagon për herë të parë pas lajmit për shtatzëninë, rrëfen emocionet


Lajmi për shtatzëninë e moderatores Floriana Garo kishte disa ditë që po qarkullonte në median rozë, por vetëm ditën e djeshme Floriana e ka konfirmuar atë.

Moderatorja vetëm pak muaj më parë ‘hoqi dorë’ nga Shqipëria dhe nga karriera këtu, për tu zhvendosur në Zvicër tek i fejuari i saj Enis Daci, i cili prej vitesh punon atje në profesionin e avokatit.

Vetëm para pak orësh ka reaguar edhe Floriana personalisht me një status në Facebook , ku ka ndarë lajmin me miqtë e saj dhe i ka falënderuar për urimet e përzemërta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al