31 Tetor, 2017

Floriana Garo zbulon gjininë e fëmijës, vjehrra i bën surprizë live në emision


Floriana Garo e ka nisur mëngjesin me shumë ëmbëlsi ditën e sotme. Teksa mori një përshëndetje të ngrohtë nga vjehrra e saj Lumturi Ratkoceri, ajo zbuloi edhe më shumë detaje nga pritja e saj e ëmbël.

E ftuar në emisionin ‘Wake Up’ , Floriana ka zbuluar për të gjithë gjininë e fëmijës që pret. “Së shpejti do të bëhem mamaja e një vajze” – u shpreh ajo. Teksa më pas tregoi edhe planet për një ceremoni fejese dhe më pas celebrimin e martesës. Lumturi Ratkoceri, politikania dhe njëkohësisht vjehrra e saj e ka emocionuar teksa e ka përshëndetur në lidhje telefonike.

Ajo u shpreh si rrallëherë ndodh me një vjehërr se “djalin tani ta kam dorëzuar ty”. “E dashur Floriana të falenderoj për gëzimin dhe lumturinë që solle në familjen tone, për buzëqeshjen rrezatuese, bujarinë dhe bukurinë. Të falenderoj për dashurinë dhe ngrohtësinë që i jep çdo ditë tim biri, për mbesën tonë që po sjell në jetë. E dashur Floriana, tim bir e kam rritur si një burrë të mençur dhe të ndershëm. Ai do të mbetet im bir sepse për tre dekada i hapa horizonte, i tregova rrugën drejt suksesit. Tani ta kaloj ty stafetën. Je ti tani, pika e tij e mbështetjes. Të kam besuar mirëqenien e tij”, u shpreh vjehrra e Florianës.

Prej kohësh ajo është zhvendosur në Gjenevë, ku jeton pranë të fejuarit të saj Enisit, i cili atje ka ndërtuar jetën dhe karrierën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al