23 Qershor, 2022

FOTO/ Artistët dhe politikanët shqiptarë shprehin ngushëllime pas vdekjes së regjisores Vjosa Berisha, disa nga reagimet e tyre


Regjisorja e njohur Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin e vezoreve.

Lajmin e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha në një postim në rrjetet sociale ku shkroi: “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e personazheve të njohur në Shqipëri, të cilët kanë shprehur përmes rrjeteve sociale trishtimin e tyre dhe ngushëllimet për familjen e regjisores.

Ja disa nga reagimet e artistëve dhe politikanëve shqiptarë:

Erion Veliaj:

Në një postim në Facebook kryetari i Bashkisë Tiranë shkruan: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë! Do na mungosh shumë! Lamtumirë Vjosa jonë e dashur!

Arbana Osmani

Moderatorja ka shprehur trishtimin e saj përmes në Instastory.

Adriana Matoshi

Deputetja dhe aktorja kosovare ka publikuar një foto të regjisores në Instagram , duke e shoëruar me një engjëll.

Dafina Zeqiri

Nëpërmjet një InstaStory këngëtarja ka publikuar bisedën e saj të fundit me Vjosën dhe krahas saj shkroi: “U prefsh në paqe o njeri i bukur”.

Yll Limani

Këngëtari ka publikuar një foto të regjisores shoqëruar me disa zemra të thyera.

Vesa Luma

Në një postim Vesa Luma shpreh ngushëllime për familjen e regjisores, ndërsa shton se është e trishtuar nga ky lajm.

Olta Gixhari

Aktorja shkruan së bashku me një emoji zemërthyer se do të ndihet mungesa e regjisores së ndjerë.

Jonida Vokshi

Edhe Jonida ka shprehur trishtimin e saj përmes rrjetev sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al