21 Shkurt, 2022

FOTO/ Bella Hadid dhe i dashuri i saj kapen mat! Çifti fotografohet si rrallëherë bashkë


Bella Hadid dhe i dashuri i saj Marc Kalman u panë duke shijuar një shëtitje romantike nëpër qytetin e New York-ut.

Modelja 25-vjeçare përpiqet ta mbajë lidhjen e saj private, por është e pamundur tu shpëtojë gjithnjë paparacëve. Dyshja u panë të kapur për dore teksa po shkonin në shtëpi pasi konsumuan drekën jashtë.

Bella dhe Marc dukeshin shumë të afërt dhe të dashuruar. Të veshur shumë bukur me veshje “street style”, çifti rrëmbeu gjithë vëmendjen e njerëzve.

Lovebirds: Bella Hadid and her boyfriend Marc Kalman have been spotted together in New York City

Sunday afternoon: The 25-year-old model tends to keep her relationship private, but the duo were seen holding hands while walking home after picking up lunch at Bubby's on Sunday afternoon

Kujtojmë se Bella konfirmoi se është në një romancë me Marc në muajin korrik të vitit të kaluar kur postoi një foto të tyre teksa ndodheshin në Kanë. Thuhet se ata e nisën lidhjen e tyre në New York gjatë pandemisë teksa kujdeseshin që të mos kapeshin bashkë.

I dashuri i Bella-s, Kalman është drejtor artistik, i njohur për punën e tij në albumin e reperit Travis Scott. Romanca e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Weeknd, me të cilin i dha fund njëherë e mirë në vitin 2019, duke qenë se distanca ndikonte negativisht në marrëdhënien e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al