24 Janar, 2018

FOTO/ Çfarë po ndodh? Puthen Rita Ora e Bebe Rexha


Dy vajzat me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha vazhdojnë të shënojnë suksese të njëpasnmjëshme në muzikën ndërkombëtare.

Ora dhe Rexha kanë treguar gjithnjë se janë mikesha me njëra-tjetrën dhe se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Madje në fotografinë që kanë postuar të dyja ato në llogaritë e tyre përkatëse në “Instagram”, janë aq afër sa gati janë duke u puthur në buzë. Që të dyja këngëtaret, bashkëngjitur me foton shkruajnë: “Shoqe të ngushta AL <3”.

Ndërkohë kujtojmë se Rita dhe Bebe kanë publikuar së fundmi dy këngë, të cilat janë pëlqyer shumë në tregun ndërkombëtar. Ora shënoi rekord me këngën “Anywhere”, ndërsa Rexha pushtoi klasifikimet me hitin e saj “Meant to be”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al