19 Korrik, 2022

(FOTO) Fluturimi 3-minutësh me avion, rrjeti shpërthen kundër Kylie Jenner: “E shkëlqyer” për mjedisin…


As asaj vetë nuk do t’ia merrte mendja që një foto “romantike” do shkaktonte një debat të madh në rrjet.

Kylie Jenner së fundmi ka publikuar një foto krah Travis Scott ku duken në mes dy avionëve. Në një kohë kur trafiku sa vjen e rëndohet, bilioneria ka një dilemë:me cilin nga avionët të udhëtojë?

“Do të marrim timin apo tëndin,”-ka shkruar pronarja e “Kylie Cosmetics” krahas fotos referuar avionëve.

Pikërisht kjo “dilemë” e Kylie-t ka bërë ndjekësit të shpërthejnë në komente ambjentaliste. Komentuesit kanë akuzuar Kylie-n për ndotje të ambientit.

“Le të ndotim tokën së bashku”, “E shkëlqyer për mjedisin”, “Goc, për çfarë po ricikloj unë”, “Me cilin avion do ta ndotim tokën sot”, -janë vetëm disa nga komentet në postin e Jenner.

I gjithë ky fustrim i ndjekësve nuk është pa arsyje. Ky reagim vjen pasi një përdorues i Twitterit zbuloi se udhëtimi i ndërmarrë nga Kylie me avion zgjati 12 minuta gjithsej, bashkë më uljen dhe ngritjen. Udhëtimi në Camarillo, Kaliforni e pa avionin në ajër për vetëm tre minuta.

Kujtojmë që Kylie Jenner është nëna e dy fëmijëve, Stormit dhe djalit të lindur në shkurt të këtij viti.

Kylie Jenner and Travis Scott share a video dedicated to their son…who now has a new name | Vogue France

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al