Fiona Nishani, vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, ditën e sotme feston ditëlindjen.
Edhe në këtë ditë të veçantë për të, ajo ka kujtuar të atin e ndjerë.
Me anë të një fotoje nga fëmijëria, ku duket Bujar Nishani teksa e mban në krahë, Fiona tregon se e vetmja gje që i mungon është urimi nga ai.
“Gjithmonë do e pres një urim nga ty”,-shkruan vajza e ish-presidentit.
Sakaq, kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al