23 Janar, 2018

FOTO/ “Ka vajtur të peshkojë sheikun”, Bleona Qereti bën komentuesin të flasë me veten


Ajo njihet si një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë të showbiz-it shqiptar, ku nuk kanë qenë të pakta rastet kur është përfshirë në përplasje virtuale me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qereti, e cila i ka kthyer përgjigje një komentuesi që ka hamendësuar fakte të paqena rreth jetës së saj, gjatë kohës kur ajo ka qenë duke udhëtuar nga Tajlanda drejt Abu Dabit.

“Ka vajtur të peshkojë sheikun më duket!”, shkruan një komentues në një prej postimeve të këngëtares. Për këtë arsye, Bleona nuk është kursyer aspak në reagimin e saj.

“Dhe sigurish, duke qenë që kam kohë, po lexoj komentin e këtij “Ajnshtajnit të vogël! Sigurisht xhaxhi “Hajdar Ajnshtajni” më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu dhe ngaqë nuk ia kap radari, i fut një mendje të lehtë: Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lugë dhe u nisa për Abi Dhabi!!!”, shkruan me ironi Qereti, duke ekspozuar edhe në profilin e komentuesit i cili në të shkruan se është heroi i së bijës.

“Nëse është e vërtetë siç thua në profil që je “heroi i vajzës tënde”, atëherë “HAPE TOÇIN”!!! Se nëse vazhdon me këtë lloj perceptimi për jetën atëherë edhe jot bijë do t’i bjerë shkurt – do shkojë edhe ajo e do “gjejë ndonjë sheik” kur të rritet, sepse këtë ide i ka futur në kokë babai i saj!!!”, ka shkruar këngëtarja, e cila nuk është mjaftuar me kaq.

Ndërsa për t’i mbyllur gojën komentuesit, por edhe gjithë atyre që mendojnë njësoj si ai, Qereti ka treguar se në fakt është ajo vetë që paguan për udhëtimet e saj.

Ajo ka treguar biletën e avionit dhe numrat e fundit të kartës së kreditit që është në emrin e saj. “Nuk kam asnjë lloj obligimi të të sqaroj, por thjesht po e bëj se më vjen keq për atë fëmijë që po rritet me këtë mendje të sëmurë që paske! Ik tani dhe sëmuru tamam për faktin që unë kam punuar për këtë jetë që kam dhe nuk ia shtrij dorën njeriu, ndërkohë që ti, në vend që të bësh diçka që të rregullosh jetën tënde, vazhdon dhe sheh jetën time nga klubi i lagjes me WiFi falas! Paqe!”, ka shkruar në fund Bleona.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al