Instalacioni i kërpudhës, vepër e artistit Carsten Holler, e vendosur pranë godinës së qeverisë është rivendosur sërish.
“Panorama Plus” ka siguruar disa foto ditën e sotme teksa ky instalacion po rivendosej në vendin e tij para goditës së Kryeministrisë. Kërpudha u hoq para protestës së 20 dhjetorit në mënyrë që mos të dëmtohej si në protestat e mëparshme.
Vlen të theksohet se ky objekt është shkatërruar disa herë gjatë protestave të ndryshme, e jo vetëm, por është vendosur sërish. Para pak kohësh, përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkroi:
“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, kërpudha e artistit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte. Karakteristika e kësaj kërpudhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram