26 Korrik, 2024

FOTO/ Lotina Haziri dhe Mozzik shfaqen më të dashuruar se kurrë krah njëri-tjetrit, vajza e politikanit bën dedikimin romantik për reperin


Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri që prej ditës që konfirmuar hapur lidhjen mes tyre, nuk i fshehin më daljet e tyre së bashku apo dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

lotina haziri mozzik (4)

Së fundmi, Lotina ka bërë një dedikim të veçantë për këngëtarin, teksa ka ndarë edhe disa foto tek shihen të lumtur e më të dashuruar se kurrë.

“Askush si ti në këtë botë”, ka shkruar ajo krahas fotove me Mozzik.

lotina haziri mozzik (3)

Ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

lotina haziri mozzik (2)

Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, u shpreh se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.

lotina haziri (2)

“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, rrëfeu Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.

Ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.

lotina haziri (9)

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.

Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, u shpreh Mozzik.

lotina haziri (8)lotina haziri (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al