28 Qershor, 2024

FOTO/ Olta Boka i bën dedikimin e ëmbël vajzës së saj: Të pambuktë e paç jetën…


Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Olta Boka përveç se një këngëtare shumë e sukseshme duket dhe një nënë shumë e dedikuar dhe e përkushtuar ndaj dy fëmijëve të saj.

Para se të bëhej nënë Olta merrej më shumë me projektet muzikore, ndërsa tani mesa duket ka vendosur ta ndaj kohën midis të qenurit nënë dhe këngëtare.

Së fundmi ajo ka publikuar një story ku i bën dedikimin e veçantë vajzës së saj, Giaia: “Të pambuktë paç jetën duke jetuar ëndrrat që thurje në pëlhura mëndafshi”, shkruan Olta në videon e postuar në Instagram ku duket vajza e saj e cila lëkund flokët e gjatë me fytyrë nga qielli i pastër dhe i kaltër.

Mirpo, kjo nuk është e para herë që këngëtarja bën dedikime të tilla, 2 vite më parë ajo i kushtoi një këngë posaçërisht Giasë, e cila për vajzën do të jetë një kujtim jashtëzakonisht i bukur.

Të mos harrojmë se Olta 2 muaj më parë u bë përsëri nënë, po këtë herë e një djali. Këtë fakt ajo e bëri publik vëtëm pasi e solli në jetë të voglin, duke e mbajtur private gjithë shtatëzaninë e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al