24 Nëntor, 2023

FOTO/ Paris Hilton bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri dhe gjinia e bebit!


Milionerja Paris Hilton është bërë nënë për herë të dytë, përmes një nëne surrogate.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi se vajza e saj quhet London.

“Jam falënderuese për bebushen time London. Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë të bukur. Ky vit ka sjellë kaq shumë bekime, më e pabesueshme është të bëhesh nënë. Jam vërtet shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga një familje kaq e mrekullueshme, miq mbështetës dhe një bashkëshort i dashur. Edhe shumë vite të tjera dashurie dhe falënderimesh!”- ka shkruar ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Hilton dhe bashkëshorti i saj e mbajtën sekrete lindjen e vajzës së tyre, pasi të njëjtën gjë bënë edhe për ardhjen në jetë të djalin Phoenix.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al