26 Qershor, 2024

FOTO/ Vajza e Monika Belluçit “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve në “Javën e Modës” në Paris!


Vajza e aktores së njohur Monika Belluçit, Deva Cassel, ka qenë në qendër të vëmendjes në eventin e “Christian Dior” që u zhvillua në Paris.

Jo më shumë se 19 vjeç ajo arriti që me veshjen e saj ti mahniste të gjithë.

E veshur me një fustan saten dhe me flokët e thurura gërshet Deva i la pa fjalë jo vetëm pjesëmarrësit në “Javën e Modës”, por edhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Sigurisht që nuk mund të harrojmë faktin se Deva është vajza e një gruaje e cila gjithmonë është mbajtur si ikonë bukurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al