Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar? Këtë herë protagonistë janë dy këngëtarë shqiptarë që kanë zgjedhur të rrinë larg skandaleve.
Këngëtarja Luar Arani ka postuar një foto në Instagram pranë këngëtarit tjetër, Sardi Strugaj, me përshkrimin, “Veç i imi”. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Sardi në Instagramin e tij duke ngritur dyshime se mes tyre ka nisur një romancë.
Sado e dyshimtë mund të duket vlen të theksohet se mund të jetë një taktikë marketingu për një projekt të përbashkët që mund të sjellin. Diçka që e kemi parë të ndodh shpesh me artistët që përdorin skupe të tilla për të marrë vëmendje para publikimit të ndonjë kënge. Megjithatë ende nuk dihet se çfarë po ndodh realisht mes tyre.
Risjellim në kujtesë se Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, vite më parë. Pas një pushimi ajo është bërë sërish aktive në muzikë duke sjellë shumë projekte të reja shumë shpesh.
Nga ana tjetër, Sardi ka qenë pjesë e “X-Factor” dhe që atëherë ka qenë pjesë aktive e muzikës me projekte të reja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al