22 Korrik, 2024

Fotot hot/ Blero nuk heq dorë nga biondet, pas ndarjes nga bashkëshortja rigjen dashurinë! Kush është partnerja e re e këngëtarit


Pas ndarjes me ish-bashkëshorten Afrona Dika, këngëtari i njohur Blero Muharremi prej kohësh ka deklaruar se është në një lidhje tjetër, por pa ndarë më tepër detaje. Blero së fundmi është parë në krahët e modeles së njohur Vjosa Pllana, e cila është shumë e famshme në rrjetet sociale.

Vjosa Pllana

Siç duket, vendimin për të bërë publike lidhjen e tyre e ka marrë Vjosa, e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit. Afrona Dika dhe këngëtari Blero Muharremi janë përballur për herë të parë pas divorcit të tyre të bujshëm disa vite më parë, ku nuk munguan dhe akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit.

Vjosa Pllana (1)

Dyshja kanë biseduar së fundmi në një podcast të drejtuar nga vetë Afrona, ku këngëtari ka treguar se shkak i divorcit mes tyre ka qenë vetë ai, ndërsa i ka kërkuar falje publike ishpartneres së tij. Përveç kësaj, në rrëfimin e tij, Blero pranon se edhe distanca e lidhjes mes tyre bëri të vetën, pasi nuk jetonin shumicën e kohës bashkë.

Vjosa Pllana (3)

“Pyetje shumë e mirë. Pyetje 1 milion euro. Pse erdhi deri këtu? Mendoj prej disa mendimeve të mia personale, që s’kanë qenë të matura, të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim. Sido që të jetë, ne jemi njerëz dhe… Gabon! Arsyeja pse nuk na ka funksionuar dhe pse kemi ardhur këtu është pjesë shumë e madhe e imja, gabimi im. E kam pranuar publikisht. Dua të të kërkoj falje publikisht. Në atë koha ka qenë ideja ime të rrinim Kosovë dhe nuk kam dashur të vija me ty në Zvicër. Nuk e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu.

Ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më kë thënë që duket kështu, por kokëfortësia imë ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës. Njeri i sheh gabimet e veta më vonë. Ne nuk mundëm. Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë, distanca, idetë, ti ke ardhur në Kosovë, e ke provuar për një kohë, nuk je ambientuar. Edhe unë në Zvicër, por jam penduar, gabimi im. Ka ndodhur, ky ishte fati. Unë besoj shumë që njeriu duhet të jetë i sinqertë, për një kohë të caktuar mundesh të jetë kokëfortë, por në fund të ditës duhet të jesh i sinqertë. Gabimi ka qenë i imi, ka ndodhur, mirë është që njeriu t’i shohë gabimet e veta. Duhet të vlerësojmë kohën që kemi pasur bashkë, kujtimet dhe të komunikojmë si njerëz”, – u shpreh Blero.

Vjosa Pllana (8)Vjosa Pllana (7)Vjosa Pllana (6)Vjosa Pllana (5)Vjosa Pllana (4)Vjosa Pllana (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al