Nuk e dimë për ju, por ne na vjen në mendje imazhi i mjellmës së bardhë kur shikojmë këtë foto. Kemi identifikuar javë pas jave Grida Dumën që me stilin e saj e ka personalizuar tashmë këtë trend. Flasim për fundet deri te kyçi i këmbës, që më shumë se gjithçka nxjerrin në pah hijeshinë e saj.
Ngjyrat dhe kombinimet kanë qenë nga më të goditurat dhe më të guximshmet, dhe duhet thënë që i shkojnë më së miri për shtat fizikut dhe karakterit të saj. Këtë herë ajo kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë.
Nëse mendoni se veshja komplet me të bardha është jashtë mode, gaboheni. Grida Duma sapo na tregoi se jo vetëm që dukesh stylish, por sjell një rrymë të re edhe për veshjet zyrtare. Një zonja e veçantë plot sharm, që nuk mund të mos merrte as vëmendjen e kryetarit të partisë, zotit Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al