Ava Max së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamje.
Ava është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare. Ajo numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale ku është shumë aktive dhe ndan foto nga jeta e përditshme por edhe detaje lidhur me karrierën e saj.
Bukuroshja nga Saranda ka guxuar shpesh me ndryshimet në look. Ajo eksperimenton jo pak me pamjen teksa ka marrë shumë vëmendje me stilin e flokëve identifikues, në një anë flokë të gjatë e në anën tjetër të shkurtër.
Edhe këtë herë 28-vjeçarja ka bërë një hap të guximshëm. Ajo i ka bërë flokët ngjyrë të kuqe. Në disa foto që ndau me ndjekësit e saj në Instagram, krijuesja e hitit “So Am I” shihet gjysmë e zhveshur teksa ka shkruar:
“O Zot ajo është e çmendur”.
Fansat e saj të shumtë e pritën mirë këtë ndryshim të këngëtares duke bërë komente pozitive në postim.
Ndërkohë, Ava Max është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “The Motto”, në bashkëpunim me DJ-në e famshëm, Tiësto.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al