27 Qershor, 2024

Gruaja sfidon vajzat e reja dhe shpallet Miss në moshën 71-vjeçare


Marissa Teijo është gruaja që bëri histori duke u shpallur Miss Texas në moshën 71-vjeçare.

Ajo ishte femra më e vjetër që mori pjesë në konkursin e bukurisë.

Nuk ishte vetëm mosha ajo që mori vëmendjen e të gjithëve, por mënyra sesi ajo ecte në pasarelë dhe vetëbesimi i madh që ajo kishte ne vete.

Ajo është gjithashtu e martuar, nënë dhe e divorcuar më parë, të gjitha këto kritere që deri para një viti do të ishin të mjaftueshme për skualifikim.

Tejlo erdhi ne jetë në vitin 1952 dhe u rrit në një fermë pambuku dhe misri, në një qytet të vogël në Teksasin Veriperëndimor, vend ky që nuk i lejoi që ajo të merrej me modeling që në moshë të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al