28 Shtator, 2017

Habit Hillary Clinton, kam shpenzuar 600 orë për grimin dhe flokët


Hillary Clinton është një nga gratë më të famshme në fushën e politikës botërore. Vetëm disa muaj më parë ajo i humbi zgjedhjet për t’u bërë presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo që u vu re është se Clinton asnjëherë nuk zhgënjeu me paraqitjet e saj në pamje dhe oratori.

Clinton kishte një rutinë bukurie çdo ditë, pasi në rast se dilte pa grim, kjo gjë përbënte lajm për mediat, ajo ishte çdo herë e kuruar dhe e grimuar deri në detaje. Tani pasi ka kaluar çdo gjë tashmë, ka përllogaritur sa orë ka shpenzuar për paraqitjen e saj të jashtme.

“Nuk e kisha kuptuar asnjëherë sa shumë përpiqej një grua për t’u dukur mirë në sytë e publikut. Një herë llogarita orët që kisha shpenzuar për të bërë gati flokët dhe grimin, gjatë fushatës, dhe u shokova kur pashë rezultatin. Unë kisha shpenzuar 600 orë, ose 25 ditë për këtë gjë. U shokova, kontrollova dy herë llogaritjet ”,-ka treguar Clinton.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al