31 Tetor, 2017

Halloween zbarkon në Shtëpinë e Bardhë, gjesti i çuditshëm që bën Melania


Në një pritje të presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania, fëmijë të zakonshëm, familje ushtarësh, bojskautë dhe grupe të tjera rinore, mbushën Shtëpinë e Bardhë me maskat dhe kostumet e festes tradicionale në kulturën amerikane dhe tanimë atë të përbotshme.

Fillimisht, çifti presidencial shpërndau ëmbëlsira Halloween-i dhe pozoi për foto me fëmijët. Një T-rex i madh dhe një skelet që mbante mbi kokë kapelën me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, ishin dy kostumet më të spikatura.

Shtëpia e Bardhë  ishte kthyer në një atmosferë feste , ku nuk mungonin rrjetat e merimangave, lakuriqët e natës, kungujt tradicionalë apo edhe simbole të tjera që të zhysnin emocionalisht dhe potencialisht në atmosferën e festës.

Madje edhe Zonja e Parë është dukur mjaft e përfshirë nga atmosfera saqë e shoqëruar ndjesinë e festës edhe me gjeste fytyre herë pas here.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al