31 Tetor, 2017

Hermes Nikaj mbulohet me Euro e dhurata të shtrenjta, kush fshihet pas tyre?


Këtë sezon të ri televiziv gazetarin Hermes Nikaj, që njihet tashmë si Zogu i Tiranës e shohim në ekranin “Ora News” në emisionin “Ditë e re” me Dajana Shabanin e Besmir Metanin. Ndërkohë për festën e Halloween, Hermes ka udhëtuar drejt Torinos, ku ka shkrepur edhe këto foto, ku shfaqet i rrethuar nga luksi.

Përveç fotove që dëshmojë pasionin e tij për udhëtimet në vende të ndryshme të botës, bën përshtypje një foto ku ai ndodhet mbi krevat.

Ai shfaqet i rrethuar nga dhurata të shtrenjta dhe kartmonedha Euro, ndërkohë që pyetja që mund të bëhet është kush ia ka bërë këtë surprizë?/ Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al