31 Tetor, 2017

Holloween-i brenda shtëpisë së Sara Hoxhës, ja si cili personazh është veshur


Sara dhe Ledioni janë duke e shijuar prindërimin , teksa i vogli i tyre rritet çdo ditë, por edhe ndryshon çdo ditë ndërsa kemi vënë re nga fotografitë që prindërit postojnë shpesh.

Këtë herë ka qenë mami Sara e cila na ka surprizuar me një fotografi ku shihet ajo e vogëlushi London Noor, të dy të veshur me kostumin e njeriut merimangë.

Do të ishim kuriozë për një foto familjare, por mesa duket babi Ledioni, ndryshe nga karriera ku është gjithmonë i dukshëm, në shtëpi preferon më shumë të qëndroje pas kuintave për të fotografuar familjarët e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al