15 Nëntor, 2017

Hueyda El Saied dhe Albi Nako darkojnë së bashku, çfarë i lidh dy artistët e njohur?


Duket e ky ka qenë një vit i bujshëm ndarjesh, divorcesh, por edhe i lidhjeve të reja. Një nga divorcet më të përfolura ka qenë ai i Albi Nakos me Klaudia Pepën dhe i fundit, i cili u bë publik vetëm  javën e kaluar ku artistja shqiptare Hueyda El Saied rrëfeu se pas një bashkëjetese 3-vjeçare dhe lindjes së djalit të tyre Gabriel, ajo dhe partneri i saj francez Michael Tamisier i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Duket sikur kjo e përbashkët, por edhe fakti se ata njihen prej vitesh , pasi të dy janë marr me balet që herët i ka bërë bashkë në një tryezë Hueyda-n me Albi Nakon. Ka qenë Hueyda që ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet se është duke darkuar së bashku me një tjetër mikeshë të  tyren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al