22 Korrik, 2024

I bënë magji? Rrëfimi tronditës i Shpat Kasapit: “Kam kryer analiza të shumta por…”


Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka folur së fundmi për periudhën tij të depresionit në emisionin “Se luan Topi”.

Shpati u shpreh se gjitha kjo filloi kur ai sapo kishte nisur karrierën e tij dhe ishte në qendër të vëmendjes. Sipas këngëtarit ishte e papërballueshme për të në atë moment të jetës fama.

“Fama është shumë e mirë për njerëz që dinë ta menaxhojnë, unë nuk kam pas ditur ta menaxhojë  asaj kohe”-u shpreh Shpati.

Ndër të tjera ai shtoi se kishte kryer analiza të shumta dhe mendonte se i kishin bërë magji.

“U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi.

Disa thonin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë. Nuk është ajo jetë normale”-u shpreh artisti.

Këngëtari tha se shërimin e gjeti tek feja myslimane, duke ndenjur me njerëz të fesë dhe duke u falur.

“Zoti ka fal ilaç për gjithçka veç vdekjes”-përfundon Shpati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al