Ndarja e parakohshme nga jeta e Jamal Edwards, ka sjellë edhe reagimin e dy këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare. Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy artiste që kanë bashkëpunuar me të, duke shprehur kështu edhe pikëllimin për këtë humbje.
“Bisedat tona të pafundme për muzikën dhe besimi që kishit tek unë, si edhe tek shumë prej nesh përpara se ne të fillonim të besonim në veten tonë. Jam e shkatërruar. Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë sa mirënjohëse jam që të kam njohur. Faleminderit për gjithçka që më mësove”, shkroi Rita Ora në një postim në Instagram. Ndërsa ylli tjetër shqiptar, Dua Lipa shkroi:
“Jam zemërthyer që e dëgjova këtë lajm. RIP Jamal, ngushëllime familjarëve, miqve dhe shumë njerëzve që e donin. Iku shpejt.” Themeluesi i platformës muzikore, SB.TV, u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare dhe nuk dihet ende shkaqet e vdekjes. “Me dhimbjen më të thellë konfirmoj se djali im i bukur Jamal Edwards ndërroi jetë mëngjesin e së dielës pas një sëmundjeje të papritur”, njoftoi nëna e tij, Brenda Edwards.
Sipërmarrësi i muzikës themeloi platformën e tij të muzikës në internet kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ndihmoi këngëtarë si Rita Ora, Ed Sheeran, Jessie J, Emeli Sande dhe Dave, për të nisur karrierën e tyre muzikore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al