9 Qershor, 2018

Injoron akuzat, modelja e famshme shfaqet “topless” (FOTO)


Modelja 22-vjeçare Kendall Jenner një ditë më parë u “sulmua” nga ndjekësit e saj në “Instagram” për disa foto të postuara ku dukej se e kishte tepruar me “photoshop”-in.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians”  u shpjegoi atyre se kishte modifikuar këmbët e saj për t’u dukur më e gjatë si edhe kishte ngushtuar belin. Gafat e saj dolën në shesh kur objektet në foto ishin shtrembëruar duke nxjerrë në pah vendet e modifikuara.

Pavarësisht kësaj, duket se Kendall nuk do t’ja dijë për askënd. Ajo nuk ka reaguar kundrejt këtyre akuzave apo ofendimeve të fansave, por ka vazhduar të postojë për qejfin e saj.

22-vjeçarja ka postuar së fundmi një foto në “Instagram” ku shfaq krejtësisht gjoksin. Kjo foto është realizuar gjatë pushimit në një set xhirimi për një firmë të rrobave të banjës dhe Kendall nuk i ka rezistuar tundimit për t’u shfaqur “topless”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al