28 Shkurt, 2022

‘Inventing Anna’/ Gazetarja që frymëzoi rolin e Vivian Kent zbulon të vërtetat dhe të pavërtetat e serialit


“Inventing Anna” është një nga serialet hit të momentit që ka bërë për vete shumë njerëz.


“Inventing Ana”  përpiqet të ngrejë në pikëpyetje figurën e Anna Delvey-t (Julia Garner), ëndrrën amerikane, lidhjet e errëta. Anna Vadimovna Sorokin, e lindur në vitin 1991, u transferua nga Rusia për në New York në vitin 2013. Asokohe, ajo krijoi një identitet të rremë, duke i shtirur si Anna Delvey dhe pretendonte se ishte një trashëgimtare e pasur gjermane.

AKTORJA JULIA GARNER SI ANNA NË “INVENTING ANNA” DHE ANNA SOROKIN E VËRTETË

Anna Sorokin e ndryshonte vazhdimisht historinë e trashëgimisë së saj dhe pretendonte se kishte një fond prej 60 milionë euro në bankë, në mënyrë që të justifikonte qëndrimet në hotele luksoze. Ajo u thoshte miqve, figura të pasura në New York, se kishte vështirësi në tërheqjen e parave, në mënyrë që ata të paguanin për të. Në vitin 2017, u arrestua. Më pas, policia vërtetoi se Sorokin arriti të vidhte gati 275,000 dollarë. Aktualisht, ajo është e burgosur në burgun e Bedford Hills, në New York, ku është dënuar disa herë për thyerje të disiplinës.

Një identitet i rremë: Historia e pabesueshme e 28-vjeçares

Seriali i Shonda Rhimes bazohet në një artikull të revistës New York (në serial emri i revistës është Manhattan) nga gazetarja Jessica Pressler.

JESSICA PRESSLER DHE VIVIAN KENT (ANNA CLUMSKY)

Pressler ishte frymëzimi për Vivian (luajtur nga Anna Clumsky) në serial. Në një intervistë për Vulture Pressler shpjegoi se si është të shohësh historinë të shpaloset në TV.

“Shfaqja është e trilluar dhe personazhi është një udhërrëfyes për ngjarjet. Kur takova Anna Chlumsky, ajo tha: “Nuk po të bëj ty” dhe unë thashë “Shkëlqyeshëm!” Vivian është si unë me nerva, por ka gjëra shumë reale të përziera.”

Një nga gjërat që Pressler tha se është e vërtetë edhe te Vivian Kent është shtatzënia teksa raportonte për historinë e famshme. “Unë isha shtatzënë ndërsa raportoja atë histori dhe mbarova rreth dy javë para se të lindja.”

Dëshira e saj për të mos shkruar një histori të Wall Street #MeToo në krahasim me sagën Sorokin, siç urdhërohej nga shefat e saj në revistën New York, ishte gjithashtu e vërtetë por deri në një farë mase. Pressler tha se shefat e saj u portretizuan krejt ndryshe në serial.

“Mendoj se shefat e serialeve lidhen me zyrat patriarkale në përgjithësi. Por këtu fakti është gërshetuar me trillimin. Nuk ishte e kotë [për shefat e mi] të bëja një histori me 8000 fjalë për një person jo të famshëm.”

Njihuni me gazetaren e vërtetë që frymëzoi rolin e Vivian
AKTORJA JULIA GARNER SI ANNA NË “INVENTING ANNA” DHE ANNA SOROKIN E VËRTETË

Pressler gjithashtu i dha rroba Anna-s për gjyqin në gjykatë teksa zbuloi se në të vërtetë nuk kishte asnjë mur misterioz ku ajo bashkonte të gjitha pjesët e historisë së Anna-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al