23 Janar, 2023

Ish-Bashkëshortja e Dany Alves reagon për herë të parë pas arrestimit për përdhunim: Është tronditje për mua dhe për fëmijët


Ish-bashkëshortja e Dany Alves, Dana Dinorah deklaroi se po jeton një ankth për vete e për fëmijët  e tyre.

Dana Dinorah has spoken amid the allegations against Dani Alves

Pas arrestimit dhe burgosjes së tij ajo këmbënguli se ai “nuk do ta kryente kurrë” krimin seksual për të cilin është akuzuar. “Jam ende në shok. Duket sikur është një makth dhe nuk po ndodh”, tha ish-gruaja e futbollistit. Duke këmbëngulur se besonte se babai i dy fëmijëve të tyre ishte i pafajshëm, biznesmenja tha në një intervistë me një program televiziv spanjoll: “Dani nuk do ta bënte kurrë këtë”. “E them këtë sepse e njoh prej 22 vitesh dhe kam qenë e martuar me të për 10. Kjo ka qenë një tronditje për mua dhe për fëmijët e mi. Unë kam dy fëmijë adoleshentë që po vuajnë”, u shpreh ajo.

Dani Alves' ex-wife Dana Dinorah has broken her silence

Duke folur për programin Fiesta në stacionin Telecinco të Spanjës, Dana shtoi: “Dani i kërkoi avokatit të tij të më telefononte që të mund të zgjidhja gjërat e tij më urgjente. Mësova se ishte në burg për shkak të asaj telefonate që kërkoi nga avokati i tij të më bënte”. “Nuk kam pasur akses me Danin dhe nuk kam mundur të flas me të në telefon. Avokati i tij thotë se ai është i trishtuar, por ai është mirë. Ajo është e vetmja që ka mundur ta shohë atë.

Dani Alves, su exmujer cree que es inocente: "Mis hijos lo están pasando  mal" - Telecinco

Unë jam këtu për çdo gjë që mund të bëj për ta ndihmuar atë”, tha ish-partnerja e tij. 39-vjeçari ka kaluar tre netët e fundit duke fjetur në burgun Brians 1 pranë Barcelonës pasi u arrestua për një sulm seksual të dyshuar në klubin e natës “Sutton” të qytetit muajin e kaluar. Alves kishte thënë në një program televiziv para arrestimit të tij se ai kurrë nuk e kishte takuar akuzuesen e tij femër, megjithëse ai pranoi se ishte në klubin e natës ku ndodhi incidenti i supozuar.

Dani Alves no llega a un acuerdo con el Barça para su renovación

Dana foli pasi gruaja aktuale e futbollistit, modelja spanjolle Joana Sanz, tha se ajo kishte humbur “dy shtyllat e jetës sime” pas burgosjes së burrit të saj dhe vdekjes së nënës.

Kurse gruaja e re e Danyt Joana, e cila u martua me Alves në Formentera jashtë Ibiza në vitin 2017, shkroi: “U kërkoj mediave që janë jashtë shtëpisë sime të respektojnë privatësinë time në këtë moment”. “Nëna ime vdiq një javë më parë dhe mezi kam filluar të kuptoj që ajo nuk është më me mua që të mundohem me situatën e burrit tim. Kam humbur dy shtyllat e vetme në jetën time”, u shpreh ajo. Alves pritet të qëndrojë në burg për të paktën disa javët e ardhshme derisa avokati i tij të mund të bindë gjyqtarët se ai nuk është një rrezik dhe duhet të lirohet pasi të paguajë kushtin.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al