6 Maj, 2022

Ish-konkurrenti i Për’puthen publikon videon me Monika Lubonjën, aktorja nuk i kursen ankesat për…


Aktorja Monika Lubonja ishte pjesë e formatit “Big Brother Vip” ku pjesa më e madhe e banorëve me të cilët bashkëjetoi për disa muaj, ishin të rinj.

Në një moment gjatë reality-shoët, Monika Lubonja i quajti “brez patatinash” me trurin guaskë të rinjtë me të cilët bashkëjetonte.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instastory nën shoqërinë e ish-konkurrentit të Për’puthen, Azem Halimi. Ky i fundit e pyet aktoren se çfarë mendimi ka për brezin e ri.

“Ja, me patate, patatina”– shprehet me ironi Monika Lubonja.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja ironizon situata apo personazhe të “Big Brother Vip.” Vetëm pak ditë më parë ajo ka ndarë në Instagram disa foto duke u shfaqur shumë seksi, e veshur me rrobabanjo. Edhe një herë aktorja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me format e saj. Mirëpo, ai që ka nxitur më shumë reagime është mbishkrimi i fotos i cili duket si thumb për dikë. “Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…”, ka shkruar aktorja. Nuk dihet se me kë e kishte konkretisht Monika, por ndjekësve i ka shkuar mendja menjëherë te Iliri, pasi siç dihet që nga periudha e “Big Brother VIP” mes tyre ka pasur shumë ngacmime.

Ndër të tjera ajo dhe Antonela Berisha postuan një video në ‘InstaStory’ duke bërë ironi dhe batuta me njëra-tjetrën për dasmën e përfolur të Ilirit. Dhe pse nuk përmendën ndonjë emër, ishte vetë Antonela ajo e cila e la të nënkuptohej kjo teksa e quan balerinin “Gjino”.

“Kam  një problem shumë të madh. Është apo nuk është e vërtetë…”- e nisi Monika ironinë që u pasua nga Antonela e cila tha: “Me thënë të drejtën është dhe dilema ime kjo. Të pyesim ndjekësit a është apo sështë e vërtetë lajmi.. Gjinoja..”

Nuk dihet ende arsyeja përse vajzat ironizuan lajmin nëse ishte i vërtetë apo jo por dihet se raporti i Ilirit mes vajzave nuk është dhe aq i mirë që prej qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al