8 Qershor, 2018

“Isha shumë e mërzitshme”, 23-vjeçarja mbushet me tatuazhe (FOTO)


Një vajzë nga Australia ka shpenzuar rreth 7000 dollarë për të mbushur trupin e saj me tatuazhe. Ajo është Amber Luke dhe ka rrëfyer se cila ishte arsyeja e kalimit të saj në ekstreme të tilla.

23-vjeçarja ka bërë gjithashtu tatuazh edhe në sy, ndërkohë që gjuhën e ka ndarë në dysh për t’u dukur si zhapik. Amber ka tatuazhe edhe në ballë e të pasme.

“E urreja veten time. Isha shumë e mërzitshme. Kur shikoj foto të vjetra, nuk më pëlqen fare se si isha”, shprehet ajo.

“Kur mbusha 16 vjeç vendosa të bëja tatuazhe. Në moshën 18-vjeçare kisha vetëm 3. Më pas vendosa të bëja një tatuazh të madh”, thotë Luke për “Daily Mail Australia”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al