23 Dhjetor, 2019

“Isha tapë, fjeta tek divani i diskotekës, kur u zgjova…”, Kejvina flet për xhelozinë: I theva makinën ish-it, sa mirë s’jam rritur në Shqipëri se…


Modelja shqiptare Kejvina Kthella, e ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora ka treguar dhe një anë të saj që nuk e dinim më parë. Kejvina dikur ka qenë shumë xheloze dhe nga nxehja e tepërt ka arritur t’i thyejë makinën ish-të dashurit.

Debatoj normalisht, por në një ndër to jam nxehur shumë keq sa i kam thyer makinën atij personi. Ai aty ishte dhe s’kishte ça bënte. E kam thyer me çdo gjë të mundshme që më dilte përpara, me gurë. Xhelozi ishte kështu. Tani jo, s’jam por më përpara bëhesha shumë. Është shumë vetbesim në fakt, tani më pëlqen vetja, bëhem xheloze vetëm për veten”, shprehet Kejvina.

Gjatë intervistës ajo tregoi gjithashtu një rast kur e ka zënë gjumi tek një divan i diskotekës pasi ishte bërë tapë.

kejvina-2

Më pëlqen alkooli shumë. Dikur kam dalë shumë dhe njëherë në Itali më kishtë zënë gjumi tek divani i diskos. Nuk më ka zgjuar njeri, kur u zgjova ishte bosh. Nuk më mori njeri. Ishte ora 6 ishin vetëm dy tipa që po pastronin dhe unë që flija”, është shprehur Kejvina.

Gjatë emisionit ajo ka treguar se si i ka pritur familja e saj komentet apo lajmet negative që kanë dalë për të. Ajo shprehet e lumtur që nuk është rritur në Lezhë sepse tani mund të ishte edhe e martuar.

Aulona Musta: Familja jote me vërtet është kaq imune ndaj gjithë komenteve dhe lajmeve që dalin për ty?

Kejvina Kthella: Në fillim kanë qenë pak të mërzitur, sidomos babi. Mërzitej me atë që thuhej për mua, mërzitej edhe me mua, më thoshte ik nga Shqipëria hajde në Itali, lere fare atë punë. Por pastaj kush më njeh mua më mirë sesa prindërit, kështu që familja ime ka qenë një mbështetje shumë e madhe gjithmonë, edhe kur kam gabuar, nuk më ka bërë kurrë që të ndjej më shumë atë faj. Sa herë i them babit, o Zot falenderoj që nuk jam ritur në Shqipëri. Unë vij nga një fshat i Lezhës edhe nëse nuk do kisha ikur në Itali do isha martuar tani ose do isha në Tiranë në Bllok./oranews

kejvina-3kejvinakejvina 2kejvina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al