19 Korrik, 2024

“Ishe një krah i forte”-Xhensila Myrtezaj falenderon publikisht psikologen/ Këngëtarja rrëfen periudhën më të vështirë të saj


Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, i bëri një falenderim publik psikologes së saj.

E ftuar në një club këngëtarja shfrytëzoi rastin të falenderoj njeriun që e paska ndihmuar në periudhën e saj më të vështirë Adelina Pjetrën, e cila ndodhej në sallë.

“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

E surprizuar nga kjo deklaratë e Xhensilës, Adelina e postoi këtë moment në llogarinë e saj Instagram duke shkruar në krahë: “Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”.

Megjithëse në falenderimin që i bëri psikologes Xhensila përmendi si periudhë të vështirë vetëm shtatëzanin, kjo nuk na heq dyshimet se Xhensila e ka përjetuar keq edhe ndarjen nga aktori i njohur Bes Kallaku me të cilin ndan dy fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al