25 Shkurt, 2022

“Ishe ti që fillove me tradhëtitë e njëpasnjëshme”-Pas akuzave të mikut të ish-politikanit të ndjerë, Monika Lubonja reagon e revoltuar:Skandaloze! Ja arsyeja e divorcit


Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka reaguar pas thashethemeve ndaj saj se ishte pikërisht tradhtia arsyeja e ndarjes me ish-bashkëshortin, Genci Pasko.

Artistja shqiptare la të nënkuptohej në shtëpinë e Big Brother Vip se ishte tradhtuar nga  ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit. Pasi lajmi u bë viral, reagoi në një koment në Panorama Online, miku i politikanit të ndjerë, i cili hodhi akuza të rënda ndaj aktores duke thënë se ishte pikërisht ajo që filloi me tradhtitë e njëpasnjëshme.

Gjatë një interviste pas daljes nga BBV, Monika Lubonja është shprehur se fjalët e saj janë shtrembëruar dhe ky është një thashethem skandaloz. Ajo u shpreh se nuk ka thënë në asnjë moment se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, duke theksuar se u divorcuan për shkak se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin.

Aktorja u shpreh se ka pasur marrëdhënie të shkëlqyer me Genci Paskon.

“Është totalisht shtrembërim. Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë? Kur folën të gjithë banorët, fola dhe unë. Dhe unë kam thënë: “Nëse në një moment ti e do shumë një njeri, patjetër dhe mund ta falësh”.

Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë shumë e pisët që është luajtur nga njerëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim.  Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne thjesht jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon divorci është zgjidhja më e mirë. Kemi qenë njerëzit më të shkëlqyer për sa i përket kësaj pikëpamje”, tha Monika Lubonja.

Gazeta Panorama shkroi disa javë më parë një artikull për jetën e aktores përpara se të hynte në BBV për të konkurruar për çmimin 100 mijë euro, ku ajo fliste për tradhtinë e Genci Paskos dhe rritjen e vajzës, Teas, si nënë single.

Në lajmin e postuar në Facebook-un e Gazeta Panorama, ka reaguar miku i të ndjerit Leandër P., i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Monika Lubonjës, të cilën e quajti “femër të ulët”.

Në komentin e tij, ai shkruan se ishte pikërisht aktorja që filloi tradhtitë e njëpasnjëshme, por Genci nuk ndahej nga ajo për shkak se e donte.

Ndërsa shtoi se nëse ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, “i ka bërë hakën se e ka merituar”.

Komenti i Leandër P.:

Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??

Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme???

Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.

Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al