19 Dhjetor, 2019

“Jam e vetëdijshme për peshën e fjalëve të mia”, fansat detyrojnë këngëtaren e famshme të kërkojë falje: U tregova e paedukatë dhe injorante


 

Këngëtarja Camila Cabello u kërkoi falje fansave për përdorim të gjuhës raciste në mediat sociale në të kaluarën.

Këngëtarja e emëruar për Grammy në një postim në Twitter tha se ndjente keqardhje për përdorimin e fjalëve fyese dhe lënduese në mediat sociale kur ishte adoleshente.

“Kur isha më e vogël, përdora një gjuhë për të cilën më vjen shumë turp dhe do të pendohem përgjithmonë,”– tha Cabello. “Unë u tregova injorante dhe e paedukatë. Por pasi u bërë e vetëdijshme për peshën e fjalëve të mia dhe kuptimin e asaj gjuhe të tmerrshme dhe lënduese, u ndjeva e turpëruar.”

22-vjeçarja u shpreh se është rritur që nga ajo kohë dhe tashmë e kupton ndikimin e fjalëve të saj.

“Tani jam 22-vjeçe dhe jam e rritur. Jam e vetëdijshme për dhimbjen që shkaktuan fjalët e mia më parë,”- shtoi ajo.

Por theksoi se këto gabime nuk përfaqësojnë atë.

“Këto gabime nuk përfaqësojmë njeriun që unë jam.”

 

 

Këngëtarja u akuzuar se në të shkuarën përdori gjuhë urrejtje në Tumblr. Postimet ishin fshirë por u shfaqën gjatë kësaj jave ku përdoruesit e mediave sociale publikuan fotografi të fjalëve të vjetra dhe fyese të Cabello, duke detyruar të kërkojë falje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al