18 Mars, 2020

“Je e sigurt se Marku është i treti?”- Rudina Dembacaj zbulon si e priti familja ndarjen nga burri: Lot e dilema. Kam parë prindër që hiqen si të emancipuar por …


Rudina Dembacaj ka folur sërish hapur për ndarjen e saj nga bashkëshorti, Aleks dhe lidhjen me Mark Frrokun.

Në një pyetsor në Instagram, ajo ka rrëfyer detaje që nuk i kishte zbuluar më parë.

Kur u pyet nga ndjekësit e saj sesi familja e priti ndarjen nga Aleks, moderatorja u përgjigj se u mërzitën por që e mbështetën në vendimin e marrë.

“Si çdo familje që dëgjon ndarjen. Mërzi, trishtim etj. Por ama  shumë mbështetje. Falë familjes sime nuk jam ndjerë kurrë vetëm. Kam parë prindër që hiqen si të emancipuar dhe me nivel, por kur vjen puna për të mbështetur vajzën kanë turp na fisi,”- tha Rudina.

Moderatorja shtoi se për ti treguar vajzës për divorcin u konsultuan me një psikolog, duke theksuar se të dy, si ajo po ashtu edhe ish bashkëshorti, folën shumë me të.

Por u shpreh se ndarja nuk ishte e lehtë se se ka pasur lot e dilema gjatë këtij procesi.

“Folëm me psikologen, mori gjithçka gradualisht. Bisedonim të dy pafund me të. Është shumë e lumtur. Nuk ka ndarje të lehtë. Ishte shumë e vështirë, lot, dilema dhe shpërthime. Por Aleksi është shumë i komunikueshëm, po ashtu edhe unë dhe ja dolëm,”- tregoi Rudina.

Ndërsa pyetjes nëse është e sigurtë që Marku është  treti iu përgjigj: “Unë nuk jam Zoti por për ‘i vërteti jam nis.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al