17 Dhjetor, 2019

Jennifer Anniston dhe Brad Pitt lënë pas dhimbjen e së shkuarës, ish-çifti i bashkëshortëve festojnë bashkë Krishtlindjet


Kanë kaluar gati 15 vite që kur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës së tyre.

brad-jennifer2

Por duket se çifti ruan një marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.

Mediat e huaja rozë raportojnë se Brad iu është bashkuar festës së Krishtlindjeve të aktores në fundjavë, ku ishin të ftuar edhe 50 miq të tjerë të Aniston.

Përveç Brad e ftuar ishte edhe Gwyneth Paltrow, me të cilën u fejua në mes të viteve ’90, por edhe të famshëm të tjerë si Kate Hudson, Jimmy Kimmel and Reese Witherspoon.

Sipas dëshmitarëve aktori mbërriti në shtëpinë e ish-bashkëshortes në Bel-Air pak pas orës 19:00.

brad-jennifer4

Aniston dhe Pitt ishin martuar për gati pesë vjet, nga 2000 në 2005.

Pas divorcit, Aniston u martua me Justin Theroux në 2015. Por u ndanë tre vite më vonë.

Ndërkohë, Pitt ishte me Angelina Jolie për gati 12 vjet. Ata qëndruan vetëm 2 vite të martuar për tu ndarë në vitin 2016.

brad-jennifer1

Jennifer Aniston and Brad Pitt during 2004 Cannes Film Festival - "Troy" Premiere at Palais Du Festival in Cannes, France. (Photo by Tony Barson/WireImage)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al