3 Nëntor, 2017

‘Jo Londër, por Britani’, gafa e Luanës gjatë emisionit do ju shkrijë së qeshuri


Emisioni i ri i Luanës “Shiko kush Luan” duket si një program që mori famë dhe sukses që në puntatën e parë të transmetimit.

Luana arriti të tërhoq vëmendjen e shumë dashamirësve të televizionit por ashtu edhe në rrjetet sociale, mirëpo me siguri të gjithëve ju ka shpëtuar kjo gafë e saj.

Në një nga rubrikat ku të ftuarit duhet të japin përgjigje të shpejta, Luana bëri një gabim pa dashur pa kuptuar. Duke pyetur Jonida Maliqin se në cilin parlament në Evropë deputetët qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, Jonida u përgjigj “Londër”, por Luana tha: “Jo, Britani”, duke harruar se Londra është kryeqyteti i Anglisë. Me siguri kështu duhet ta ketë pasur të shkruar në skaletë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al