16 Nëntor, 2017

‘’Ka ardhur koha t’i kthehem dashurisë time të madhe..’’ –Altin Basha heq dorë nga ‘’Portokallia’’?


 

Akademia e ‘’Çmimeve Kult’’ ka publikuar mbrëmjen e së hënës emrat e artistëve të cilët u shpallën fitues në kategoritë përkatëse. Në këtë event ai është vlerësuar me çmimin e regjisorit të vitit. Me ngjitjen në skenë për marrjen e çmimit ai ka thënë edhe fjalë përshëndetëse të rastit, ku është shprehur se momentalisht po jeton mes dy botëve: asaj të teatrit dhe të televizionit.

“Për momentin, jam pak i zënë ngushtë sepse jetoj mes dy botëve. Televizioni më merr kohën më të madhe tani për tani por besoj se ka ardhur koha ti rikthehem dashurisë time më të madhe, teatrit”- ka thënë Altin Basha.

 

Nisur nga kjo, ai na  ka futur në dyshime nëse do të heq dorë nga ‘’Portokallia’’ për t’ju dedikuar teatrit. Kujtojmë se Altini është regjisori historik i show-t të humorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al