28 Shtator, 2017

Kaq e pati! Princi George nuk dëshiron të shkojë më në shkollë


Mesa duket edhe princërit e kanë bezdi të shkojnë në shkollë. Nuk ka kaluar më shumë se një muaj kur ne pamë që Princin William shoqëroi djalin e tij Princin George, në ditën e parë të shkollës së 4-vjeçarit.

 

Ajo që u vu re ishte se George nuk u duk shumë entuziast në ditën e parë çka tregoi edhe shumë për ditët në vijim.

Dukesha e Cambridge, Kate është shprehur se Princit i është sosur durimi me shkollën. Sipas Telegraph edhe Princi William ka thënë se në ditën e parë të shkollës, kur e ka zbritur nga makina George-n, ai nuk ka dashur të shkojë.

Princi William e ka bindur atë që duhet të shkojë në shkollë, dhe George siç duket ia ka dëgjuar fjalën, edhe pse ngrysjen e fytyrës nuk e ka ndryshuar.

Gjithsesi, Princi William është shprehur disa ditë më parë se ndihet një baba i lumtur që George të paktën nuk qan në shkollë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al