12 Shtator, 2019

Katër vite martesë, Vesa Luma ka një super dedikim për Big Bastën: Asgjë në këtë botë s’na ndan


Katër vite më aprë, dy këngëtarët e njohur, Vesa Luma dhe Big Basta, i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Pas pak kohësh, këngëtarja dhe reperi u bënë prindër për herë të parë. Vesa solli në jetë Liam, i cili me ëmbëlsinë e tij ka rrëmbyer zemrën e të gjithëve.

Ditën e sotme, Vesa dhe Big Basta, festojnë 4-vjetorin e martesës së tyre. Për këtë ditë të veçantë, Luma ndau me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto të bukura nga dasma e tyre.


Ajo gjithashtu ka edhe një dedikim special për bashkëshortin e saj. “Gëzuar përvjetorin! Deri sot e deshmuam qe asgje ne kete bote sna ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat .. Sepse cdo gje eshte e mundur kur Do me gjithe zemer ?. Krenare per cdo gje qe ndertuam, e me se shumti per frytin e kesaj dashurie #Liani Te dua shume my forever 24.”, janë fjalët që Vesa ka zgjedhur të urojë Big Bastën për këto katër vite martesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al