23 Korrik, 2024

Kendall Jenner ndan fotot e reja nga pushimet / Modelja shfaqet se*y si asnjëherë më parë më bikinit ngjyrë të…


Modelja shumë e njohur Kendell Janner ka bërë xhiron e rrjetit në median rozë me disa postime në llogarinë e saj Instagram sëfundmi.

28-vjecarja ka pozuar në një varkë veshur me bikini të kuqe shoqëruar me mbathje të zeza të cilat tregojnë format e saj tërheqëse si asnjëherë më parë. Në kokë ajo mban një kapele të kuqe të cilën e ka kombinuar me bikini. Jenner nuk ka e ka specifikuar vendin se ku po pushon.

Kendell duket e buzëqeshur dhe mjaft e ëmbël në fytyrë teksa pozon. Një tjetër detaj që vihet re në foto është së ajo nuk ka vënë make up dhe përsëri i shkëlqejn tiparet e saj të bukura dhe plot sharm.

Më herët gjatë verës, modelja e njohur u pa në Greqi . Së bashku me motrën e saj, Kim Kardashian, nënën e saj, Kris Jenner dhe partnerin e saj, Bad Bunny, ata kishin shijuar disa ditë në Spetses. Objektivi e kishte parë familjen e njohur duke shëtitur në ishull, me njerëz të sigurisë që i shoqëronin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al