17 Dhjetor, 2019

Kënga që “pushton” çdo familje “All I Want For Christmas is You” kryeson tabelat pas 25 vitesh


mariah-carey1

Kënga e famshme Mariah Carey, “All I Want For Christmas” ka arritur më në fund pas 25 vitesh në krye të tabelave në klasifikimeve në Britani.

Kur kënga u publikua në vitin 1994 nuk lejohej të garonte në Hot 100 të Billboard pasi nuk ishte këngë single.

Me ndryshimin e rregullave kënga hyri për herë të parë në tabelë në vitin 2000 dhe vitet e fundit është ngjitur më pranë vendit të parë.

“Ia dolëm,”-shkroi këngëtarja në një postim në Twitter.

mariah-carey

“All I Want For Christmas Is You” është një nga meloditë më të njohura në këtë periudhë festive të vitit në gjithë botën.

mariah-carey2

Dhe aktualisht është kënga më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar në Spotify.

“All I Want For Christmas Is You” mori popullaritet në 2003 kur doli në filmin fit “Love Actually”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al