Rita Ora dukej e mrekullueshme si gjithmonë teksa pozoi me një çantë dore të kuqe të markës “Miu Miu” në Instagram.
Këngëtarja me origjinë shqiptare në fotot e postuara dukej e veshur me një kostum të verdhë të ndezur, jaka dhe detaje në pantallonat e së cillit ishin të mbushura me diamant dhe perla.
Për ta kompletuar dukjen e saj kishte zgjedhur që kostumin e ngarkuar ta thyente me corape gri të gjata dhe këpucë klasike në nuanca kafe dhetë bardhë.
Flokët e dendura kacurrele i kishte stiluar topuz të çrregullt lartë, duke nxjerrë në pah fytyrën me make up-in natyral.
“Me dashuri”,-shkruan ylli i muzikës si përshkrim të postimit.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë që disa ditë më parë Rita iu bashkua Jack Black për një video gazmore në TikTok. Dyshja kërcyen nën ritmet e këngës hit të Lizzo-s “About Damn Time”.
@ritaora We had fun at work!! @Jack Black #KungFuPanda coming to Netflix soon @DreamWorks Animation ♬ About Damn Time – Lizzo
View this post on Instagram
Më tej autorja e hitit “Let You Love Me” në aspektin personal prej më shumë se një viti po përjeton një romancë dashurie me regjisorin, Taika Waititi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al